Evi Kokalari është bërë pjesë e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të thirrur nga Sali Berisha. Kokalari iu përgjigj akuzave që sipas saj kanë deklaruar se është shfaqur në krah të Berishës për të marrë një karrige.

Ajo tha se nuk synon të marrë asnjë post, pasi nuk është njeri i karrigeve por elektron i lirë.

“Personalisht më vjen turp kur shoh si ishte katandisur PD. Këshilli i zgjedhur sot ka një detyrë të mbajë premtimet që u keni dhënë njerëzve që PD do kthehet në parti konservatore. Ata që më kanë akuzuar se kam ndihmuar për një karrige dhe për poste u them që nuk jam njeri i karrigeve.  Jam elektron i lirë. Nuk do jem pjesë e kryesisë së partisë dhe as e këshillit të Partisë Demokratike. Dua të them që nuk tërhiqni intelektualë nuk do shohim asnjëherë rezultate në këtë vend”, deklaroi Kokalari.