Evropa Jugore ditët e fundit po përballet me sfidën e shuarjes së flakëve të zjarrit. në shumë vende flakët duket se janë kthyer në një kërcënim për zonat e banuara ku në disa vende ka dhe jetë të humbura.
Shqipëria është mes vendeve që por përballen me “luftën” e flakëve por fatmirësisht duket se mbrëmjen e së enjtes shumë nga vatrat e zjarrit më problematike janë izoluar.
Ndërkohë Greqia, Italia dhe Turqia janë dy vendet e rajonit që duket se kanë dhe provlemet më të mëdha me përhapjen me shpejtësi të flakëve të zjarrit.
Mediat bëjnë me dije se në kuadër të kësaj gjendje Komisioni Evropian ka njoftuar se Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i BE -së është mobilizuar për të ndihmuar Italinë, Greqinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të luftojnë zjarret shkatërruese.
Ky korrik ishte i dyti më i nxehti deri më tani në kontinentin e vjetër, sipas Shërbimit të Ndryshimit të Klimës Kopernikus të Bashkimit Evropian, i cili tha, megjithatë, se vala e nxehtësisë vazhdon në gusht, duke nxitur zjarre të mëdhenj.
Një ekip i BE-së për ndihmën ndaj fatkeqësive po dërgon zjarrfikës dhe avionë për të ndihmuar autoritetet lokale në Itali, Greqi, Shqipëri dhe Maqedoninë veriore, ku qeveria ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme një mujore. Qytetarët kërkojnë me ngulm ndihmë.
Ndërkohë për shkak të pranisë së flakëve dhe panikut të krijuar qindra turistë dhe qytetarë po ikin me varka dhe makina drejt zonave në jugperëndim të Turqisë, me zjarre që kërcënojnë një impiant elektrik për ditë të tëra.
Maqedonia e Veriut është një tjetër vend që për shkak të zjarreve qeveria ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme më 5 gusht për 30 ditët e ardhshme.e.su./abcnews.al