Evropianët përfituan nga subvencionet shtetërore për të blerë më shumë makina elektrike.
Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Makinave, raportoi se shitjet e automobilave elektrikë në 2020-ën u rritën me 117 për qind nga viti i kaluar në gati 540 mijë mjete.
Ndërkohë shitjet e automobilave hibridë, me karburant dhe elektrike njëkohësisht, u trefishuan nga 140 mijë në 500 mijë në të njëjtën periudhë.
Edhe makinat që furnizohen me burime alternative si etanoli apo gazi natyror regjistruan rritje, 34 për qind më shumë në tremujorin e fundit, duke zënë një të katërtën e tregut.
Rritja e numrit të makinave me bateri në Evropë mendohet se ka për shkak ndihmat financiare që qeveritë u kanë ofruar prodhuesve të makinave për t’u zbutur disi humbjet si pasojë e shitjeve të ulëta prej pandemisë gjatë vitit 2020.
Tjetër faktor janë edhe penalitetet financiare që marrin drejtuesit e mjeteve me naftë dhe benzinë nëse ato kalojnë limitet e ndotjes.
Ekspertët parashikojnë që pas dy vitesh makinat me bateri do kenë të njëjtin çmim sa mjetet e zakonshme.
Në janar, Norvegjia u bë vendi i parë në botë ku 1 në 2 makina të reja ishte elektrike.
Makinat me bateri kanë impakt më pozitiv në mjedis, ndërsa teknologjia tjetër, ajo e makinave me hidrogjen, ende nuk po gjen treg për shkak edhe të stacioneve të pakta të furnizimi.
Ora News