Facebook i ka shkruajtur Departamentit të Policisë në Los Angeles (LAPD) një letër ku i kërkon ndalimin e krijimit të adresave të rreme për të spiunuar përdoruesit e saj.

Kjo përgjigjje vjen pasi the Guardian zbuloi se departamenti i policisë kishte punuar me një kompani teknologjie e cila analizonte të dhënat e përdoruesve për të ndihmuar në zgjidhjen e krimeve.

Facebook “e ndalon” krijimin e adresave të rreme pasi qëllimi i rrjetit social është që të “krijojë një ambient të sigurt ku njerëzit mund t’i besojnë njëri-tjetrit”.

Dokumentet e zbuluara të LAPD jo vetëm që tregojnë pëkëshillimin e oficerëve për të krijuar adresa të rreme në rrjetet sociale, por indikojnë gjithashtu se politikat e LAPD lejojnë oficerët të krijojnë adresa të rreme për të investiguar aktivitete të ndryshme” tha zëvëndës presidenti i Facebook, Roy Austin.

Legjitimiteti i këtyre veprimeve mund t’i përkasë LAPD, por oficerët duhet të ndjekin politikat e Facebook kur krijojnë adresa të ndryshme në platformën tonë. Ato duhet që menjëherë të heqin dorë nga këto taktika.” shtoi ai.

Në dokumente tregohej se LAPD ka përdorur software-in Voyager Labs për të grumbulluar të dhëna nga adresat në rrjetet sociale të të dyshuarve dhe miqve të tyre. LAPD kishte shkruar në email se ky survejim ka ndihmuar në investigimin e vjedhjeve dhe vrasjeve në raste të ndryshme.