Ky raportim vjen si një përgjigje ndaj disa shkrimeve të mëparshme që deklaronin se postimet më të shikuara në platformë vinin nga burimet e “krahut të djatthë” për të ndikuar radikalisht tek përdoruesit. Facebook thotë se raportimi i tyre tregon vetëm postimet më të shikuara në platformë pa asnjë lloj ndikimi, dhe që nga dita e sotme ky lloj raportimi do të publikohet çdo 3 muaj.

Në të përfshihen përmbajtjet e News Feed më të shikuara nga shikuesit amerikanë që nga fillimi i prillit e deri në fund të qershorit. Në seksione të ndryshme shfaqen 20 domains më të klikuara, links, faqe dhe postime të ndryshme. Facebook publikoi gjithashtu dhe një “guidë” për t’i treguar përdoruesve mënyrën se si këto postime u përzgjodhën.

Postimi më i shikuar ishte një letër që fton përdoruesit të gjejnë 3 fjalë të shkruajtura në të për të përshkruar realitetin e tyre, një postim klasik ky. Postimi i dytë më i shikuar kërkonte nga përdoruesit mbi 30 vjeç të pos