Facebook po prezanton disa shërbime të reja në aplikacionet e saj të komunikimit.
Një ndër shërbimet më të rëndësishme është shtimi i seen states në inbox në Instagram. Kësaj here thjeshtë hapja e inboxit tuaj do të tregojë nëse personi me të cilin ju po bisedoni e ka parë ose jo mesazhin tuaj.
Një tjetër shërbim mjaft interesant po vjen në Messenger, shtimi i swipe gestures. Vetëm me një rrëshkitje ju do të jeni në gjendje të arkivoni bisedat tuaja të vjetra. Në të njejtën kohë është thjeshtësuar gjetja e tyre më vonë. Për t’i gjetur ato, nuk është më nevoja t’i kërkoni, mjafton të klikoni në foton tuaj të profilit dhe në menu.
Që kur Clubhouse u fut fuqishëm në tregun e rrjeteve sociale, Facebook është munduar të shtojë disa funksionalitete të lidhura me audiot, gje që vazhdon dhe në ditët e sotme. Kur ju të dërgoni një voice memo drejt mikut tuaj heren tjetër, ju nuk keni pse të mbani shtypur butonin e regjistrimit. Gjithçka që ju duhet të bëni është të shtypni ikonën e mikrofonit. Facebook thotë se ky shërbim do të vijë dhe në Instagram së shpejti.
Në të njejtën kohë, përdoruesit e Instagram në iOS (dhe së shpejti në Android) do të mund t’i përgjigjen fotove ose videove me klipet ose imazhet e tyre. Gjithashtu, për fansat e Star Wars dhe serialit në Netflix, Selena: The Series do të ofrohen dy themes të reja në Messenger dhe Instagram.