Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në fshatin Palasë, në bashkinë Himarë. Një punëtor ka humbur jetën gjatë punës në një kantier ndërtimi.

Sipas njoftimit zyrtar, një 26 vjeçar, duke kryer manovra me një mjet fadrom brenda kantierit, ka aksidentuar 45 vjeçarin, i cili ishte punëtor në të njëjtin kantier.

Si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra, 45-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Vlorës.

“Sot, në një kantier ndërtimi, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se shtetasi E. P., 26 vjeç, gjatë punës brenda kantierit, duke kryer manovra me mjetin fadrom, ka aksidentuar shtetasin K. H., 45 vjeç, punëtor po në atë kantier. Shtetasi K. H., si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë është bërë menjëherë shoqërimi i shtetasit E. P., për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, njofton policia.

/vizionplus.tv