Autoritetet ligjezbatuese të Shqipërisë kanë shkëmbyer informacion të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë përgjatë vitit 2020. Janë plot 1170 kërkesa ku prokuroritë e rretheve gjyqësore kanë marrë dhe kanë dhënë informacion me partnerët ndërkpmbëtare për persona që kanë kryer vepra të ndryshme penale brënda dhe jashtë vendit.

Sipas informacioneve autoritetet e huaja, kanë sjellë 550 letërporosi, ku i është kërkuar ndihmë juridiksionale për vepra të ndryshme që janë konsumuar nga shtetas shqipatarë në vendet e BE-së. Shumica e letërporosive të mbërritura në vendin tonë janë për trafikun e lëndëve narkotike. Por nuk mbetet pas as informacioni për falsifikimin e dokumenteve, ku në vendin tonë kanë ardhur 67 letërporosi ku eshtë kerkuar informacion pëe këtë vepër penale.

Por nuk ka munguar as letërporositë e dërguara nga prokuroritë e vendit tonë, drejt partenrëve të huaj, ku i është kërkuar informaacion për orocedime penale të regjistruar për shqiptarë por edhe shtetas të huaj. Në total janë 620 kërkesa që është kërkuar ndihmë juridiksionale.

Numri më i madh letërporosive i është dërguar shteteve fqinje. Vepra penale për të cilën është kërkuar informacion nga autoritetet e huaja është ajo e trafikut të drogës, ku janë dërguar në totaal 138 letërporosi. Por, nuk mbetet pas as vepra e pastrimit të parave, ku për këtë vepër janë dërguar 132 letërporosi.

Faxweb.al