Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, për falsifikim të kartmonedhave, kryesisht euro. Gjatë operacionit, u sekuestruan 2800 euro. Mësohet gjithashtu se janë proceduar penalisht 2 persona.

DVP Tiranë/ Finalizohet operacioni i koduar “FALSE”.   U kap në flagrancë me 2800 euro të dyshuara false, vihet në pranga 20-vjeçari.  Procedohen penalisht 2 shtetas, për moskallëzim krimi.  Sekuestrohen kartëmonedhat e dyshuara false.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për një shtetas që posedonte kartëmonedha false, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “False”.    

Në sheshin “Nënë Tereza”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin A. Q. dhe pasagjerë shtetasit D. M. dhe S. Q. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit S. Q. i janë gjetur kartmonedha euro të prerjeve 100 dhe 200, të dyshuara të falsifikuara (në total 2800 euro), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.     about:blank

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi S. Q., 20 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Falsikimi i monedhave” dhe “Mashtrimi”, mbetur në tentativë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Q., 23 vjeç(vëllai i 20-vjeçarit) dhe D. M., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.