Familja e 25 vjeçarit të vrarë në Babicë të Vlorës ka hapur dyert e mortit. Banesa e tyre ndodhet në Babrru, në rrugën Vojo Kusho, ndërsa familjarët nuk pranojnë të flasin për mediat.

Një i afërm i tha Fax News pas kameras, se Xhuljani nuk kishte asnjë konflikt. (Lexo edhe)

“Nuk kishte asnjë konflikt me askënd. Makina brenda të cilës u gjet është e nuses dajës së tij. Familja nuk ka pasur dijeni për vendndodhjen. Ka marrë një telefonatë nga policia për të bërë identifikimin e një personi që ishte qëlluar në Vlorë“.

Xhuljan Bullari do të përcillet në banesën e fundit në Tufinë, në orën 15:00 të kësaj të Diele. Xhamat e makinës kë është ekzekutuar rreth orës 21:00 të të premtes i riu, janë gjetur të hapur.

Po kërkohen gjurmë të ndonjë personi që mund ta ketë telefonuar e më pas shoqëruar përmes kanosjes për në zonën ku ndodhi ngjarja.

Nuk përjashtohet mundësia të jetë qëlluar nga një person që mund të ketë qenë ulur në sediljen e pasagjerit. Janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje përfshirë familjarë të viktimës.