Familjarët e viktimave të “21 Janarit” do të dorëzojnë sot në SPAK kallëzimin ndaj kreut të demokratëve Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm asokohe Lulzim Basha dhe ish kreut të Gardës Ndrea Prendit.

Kallëzimi pritet të behët sot në orën 10:00 në ambientet e SPAK.

Kallëzimi i familjarëve vjen disa ditë pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli moskompetencën për hetimin e dy kallëzimeve të Partisë Socialiste dhe ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.

Në këtë mënyrë, dosja i kaloi Prokurorisë së Tiranës.

Kujtojmë se një muaj më parë, Partia Socialiste dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bënë kallëzim penal në SPAK për “21 Janarin.”

Në 21 janar 2011 u vranë 4 qytetarë gjatë protestës së PS para Kryeministrisë. Për Aleks Nikën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Hekuran Dedën ende nuk ka asnjë drejtësi, ndërsa familjarët presin që kjo të ndodh sa më shpejt.