Selena Gomez nuk ishte në Met Gala, por fansat e këngëtares u kujdesën që prezenca e saj të ndihej. Teksa Justin Bieber dhe Hailey Baldwin po ecnin në tapetin e kuq, ata filluan të brohorisnin emrin e Selenës.

Video u bë virale në rrjetet sociale, ndërsa shihet teksa Justin dhe Hailey mundohen të injorojnë thirrjet e tyre. Fansat duket se e kanë të vështirë ta pranojnë ndarjen e Bieber dhe Gomez, edhe pse Justin duket lumturisht i martuar me Hailey-n.

Bieber u detyrua të fliste rreth ngacmimeve të fansave të Selenës ndaj Hailey-t gjatë një bisede në Instagram në dhjetor  të vitit 2020. Ai iu përgjigj një fansi që tha se duhej ta bombaronin me komente për Jelena-n (emri me të cilin thirrej ish-çift Justin dhe Selena) dhe të thoshin se Selena është më e mirë:

“Ky justifikim i trishtuar i një njeriu i inkurajoi njerëzit në video që të sulmojnë gruan time duke u thënë njerëzve që të thonë se marrëdhënia ime e mëparshme ishte më e mirë dhe kështu me radhë. Është jashtëzakonisht e vështirë kur shoh njerëz si ky që bëjnë thirrje për të ngacmuar personin që dua më shumë në këtë botë. Nuk është e drejtë.” /abcnews.al