Shkak për rënien e faqeve më të mëdha ndërkombëtare, përfshirë The Guardian, Financial Times, Independent, Neë York Times, CNN, Bloomberg Neës ishte një defekt në sistem. Kompania përgjegjëse për çështjen në fjalë, tha se problemi u shkaktua kur një nga klientët ndryshoi parametrat.
Kompania kërkoi falje dhe tha se problemi duhet të ishte parashikuar. Ndërprerja, e cila zgjati rreth një orë, preku disa uebsajte shumë të njohura.
Ekzekutivi i kompanisë “Fastly” Nick Rockëell tha : “Kjo ishte diçka e rëndë dhe ne na vjen vërtet keq për ndikimin që pati tek klientët tanë dhe të gjithë ata që mbështeten tek ne. Por një klient në mënyrë legjitime duke ndryshuar parametrat shkaktoi një defekt në një azhurnim të softuerit për klientët në mes të majit, duke bërë që “85% e rrjetit të dëmtohej.