Në emisionin “Pas Mesnate”, rrëfimi i radhës vjen nga tenori Gjergji Mani, i cili është kthyer pas në kohë.
Ai ka treguar se talentin e tij për herë të parë e spikati mësuesja e fillores dhe më pas prindërit e çuan në Qendrën Kulturore të Fëmijëve.
“Unë kam dhe trashëgimi familjare në muzikë. Xhaxhain e mamasë, Stefi Panaritin e kam pasur në opera. Të gjithë kanë kënduar në shtëpinë time, unë jam rritur me serenatat.
Unë këndoja që i vogël, në shtëpi përpara pasqyrës. Prindërit e mi nuk e vunë re, por talentin tim e spikati mësuesja e shkollës fillore. Ne çdo të hënë këndonim himnin atëherë dhe unë kur e këndoja, zëri im kumbonte. Mësuesja mbas disa kohësh, më thotë, dua të bisedojë me prindërit dhe më çuan te Qendra Kulturore e Fëmijëve”.
Sakaq, Gjergji e ka konsideruar nëj fat të madh punën me profesorin e nderuar, tenorin e madh, Gjergj Sulioti.
“Është një fat i madh për mua që e fillova këtë rrugëtim me një nga kolosët e muzikës operistike shqiptare, siç ka qene tenori i madh, Gjergj Sulioti. Është vërtetë një fat. Që në rrugëtimin tim në fillim, unë jam munduar të zbatojë këshillat e profesorit, pavarësisht se nuk i kuptoja të gjitha”./abcnews.a