Kandidati për kryetar në PD Fatbardh Kadilli i është drejtuar selisë blu, për të ushtruar të drejtën e tij të votës, ku tha se gara ashtu si nisi po mbyllet e pabarabartë.

Kadilli shoqërohej përgjatë procesit të votimit nga Arben Ristani, ndërsa iu bëri thirrje të gjithë demokratëve që të dalin të marrin pjesë masivisht në këto zgjedhje të brendshme.

Kadilli:

Është një moment shumë i rëndësishëm për PD, i ftoj të gjithë të marrim pjesë, ringritja fillon sot kur çdo anëtar merr përsipër përgjegjësitë e veta. PD-së iu rikthye kurajoja dhe guximi, kjo parti do të jetë e pastër, e hapur, e bashkuar dhe fituese. Kjo garë u mbyll ashtu siç edhe nisi, e pabarabartë.

Në përgjithësi iu rri larg këtyre lloj proceseve, procesi i vërtetë është fryma me të cilën do të dalin sot demokratët, është hera e parë që një forcë politike që në pak kohë të reflektojë shumë.