Erion Murataj PSD

Kryedemokrati Sali Berisha prezantoi sot logon, me të cilën “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Për këtë logo, e djathta ka përdorur faktin se është e para në fletën e votimit. “Ata që votojnë PD-në dhe ASHM-në, janë njësha”, tha Rama.

Nuk ka dhuratë më të madhe se sa kjo. Në të gjitha librat, përshkruhet si më i miri, si i pari, dhe kur i ra Partisë Demokratike të ketë këtë numër, entuziazmi i demokratëve ishte jashtëzakonisht i madh. Ata që votojnë për PD dhe ASHM, votojnë njëshin, de facto janë njësha, nuk mohohet. Të jesh njësh, është t’u përkasësh njëshave, është nder, privilegj, detyrë që të qëndrosh në lartësi. Kjo do të jetë logoja”.

Logoja e betejës, e quajti Berisha, “logoja me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 Majit”.