Edi Rama: E dëgjova me interes fjalen e z.Mediut dhe jam dakord që me e mira… Arsyet përse nuk kemi arritur në këtë ndonjëherë nuk ka nevojë që t’i shtjellojmë sepse patjetër ka një listë arsyesh të ndryshme. Nëse z.Mediu merr një nisëm për të organizuar një tryezë të përbashkët për PD edhe të PS, unë do të marr pjesë pa kërkuar kush është. Do të ishte vërtetë nismë e vyer , mbase nuk do dilte asgjë por nuk kemi pse të paragjykojmë para kohe. Eurobondi nuk është borxh i radhës por mekanizëm financimi. Nuk është sicc tha z.Mediu të marrim borxhe për të larë borxhe, por është kmënkanizëm që na jep mundësi të përballojmë rritjen e shpenzimeve dhe gjithë procesin e financimit të borxheve të marra në shumë vite. Borxhi kur ne kemi marrë detyrën ka qenë 74%. Sot është vertetë, më i lartë se 74%, por ka arsye. Kur ne e ulëm në 63% , në momentin që flasim sot kanë ndodhur dy ngjarje shumë të rënda, që kanë kërkuar nevoja imediate për të marrë borxh. Borxhi që ju i latë shqiptarëve kur ju larguan nga detyra, ishte 74% dhe nuk kishte as pandemi dhe as tërmet. Qoftë termeti dhe epidemia ishin në formë tjetër në themelet e qeverisë tuaj tërmeti dhe në formën e praktikës së perditshme epidemia. Ju nuk keni ardhur nga hëna, ju keni qenë këtu, ju keni qeverisur dhe sot i keni në krye të gjithë ata që qeverisnin dje. Në të dy krerët e zogut që përpëlitet. Sepse sot është një zog që përpëlitet PD por shqiponjës nuk i ngjan.