Kryeministri Edi Rama gjatë një konference live me gazetarët i është përgjigjur edhe interesit të tyre në lidhje me ish liderin e PS-së, Fatos Nano.
Rama ka thënë se vetë ai si politikan nuk e ka një çmim. Ai ka shtuar se Fatos Nanon është ngritur me dëshirë nga tavolina e shahut politik.
Ndërkohë ai ka thënë se i është mirënjohës Nanon, pasi kur ka nevojë është vetë kryeministri që i drejtohet për të marrë këshilla.
Rama: Prezumim që politikanët e kanë një çmim. E dini çmimin tim? Se kështu i bie të jem edhe unë pjesë e këtij eksperimenti që të gjithë e kanë një çmim. Unë skam asnjë çmim. Jo të gjithë kanë çmim. Nuk janë të gjithë njësoj. Sikur nuk janë njerëzit apo gjithçka tjetër ët gjithë njësoj. Unë me Fatos Nanon kam një marrëdhënie shumë e bukur sot. Se nuk ka në mesin tonë asnjë interferencë nga loja e shahut politik mes aktorëve. Ai me vullnetin e tij është çuar dhe është tërhequr nga tavolina e shahut. Për mua Nanon është një pikë referimi që ka qenë këtu ku jam unë. Duke qenë i zhveshur nga dinamikat të imponuar tek aktorët e shahut. Ka qetësinë për të më dhënë opinionet e duhura kur ja kërkoj. Jam unë që kërkoj opinionet e tij. Nuk është ai që më jep. E vërteta është që diferenca është se ai nuk e ka pasur një paraardhës me eksperiencë për të ndihmuar pasardhësin. Është një aset dhe fat e kënaqësi të kesh mundësi të ndihmojë. Kush ka qenë këtu e di vetminë e majës. Askush nuk e kujton. Kujtojnë se në majë bëhet qejf dhe mbretërohet. Jepen vetëm urdhra. Por në majë je vetëm dhe erërat frynë në katër anët dhe të gjithë të tjerët që i ke rrotull dhe falë tyre bënë punët, nuk ekzistojnë. Jo se nuk duan por në fund je vetëm ti që duhet të marrësh vendimin.
Top Channel