“Të premten në orën 16:40 në pediatri është paraqitur vogëlushi me shenja e të vjellave. Ai është trajtuar për këto simptoma sipas protokollit të spitalit. Familjarëve i është propozuar pas dy orësh të qëndrojnë në spital për të vijuar trajtimin.
Pas sqarimeve me familjarët, i ati vendosi për të marrë fëmijën dhe për të mos vazhduar trajtimin dhe këshillën e mjekes. Babai ka vendosur firmën në kartelë. Të shtunën në mëngjes ka ardhur në gjendje të rënduar në pediatri, pacienti 3-vjeçar, pothuajse pa shenja jete, me puls shumë të ulët. Në atë moment kanë qenë mjekët që janë munduar që të bëjnë reanimimin e fëmijës.
Për treçerek ore kanë vazhduar çdo procedurë të dhënies së ndihmës së shpejtë. Pas 30 minutash ka ardhur edhe e motra 8-vjeçare me të vjella. Më pas është vendosur menjëherë zhvendosja e saj në terapi intensive”, tha ai.
“Të shtunën natën fëmija ka qenë në shok kardiak, me parametra jete jonormale. Ishte e vështirë si situatë. Pas 5 minutash, kur u transportua në reanimacion, fëmija nuk na dha më asnjë shenjë. Ishte koha shumë e shkurtër, nuk na lejoi të zbulonim diagnozë. Ne kemi pyetur të afërmit nëse ka konsumuar diçka dhe na kanë thënë që jo. Do të ishte idealja të bëhej autopsia”, është shprehur mjekja.
