Në dy muajt e fundit në Lezhë janë rritur rastet e fëmijëve të prekur me Covid 19.

Kjo sipas pediatrit Mark Marku vjen nga kontaktet në familje por edhe nga grumbullimet në kopshte e shkolla.

Doktor Marku tregon se Covid 19 tek fëmijët shfaqet me simptoma të ndryshme me temperaturë, diarre, të vjella dhe në të shumtën e rasteve prindërit i kanë ngatërruar virozat.

Moshat e fëmijëve të prekur me Covid në Lezhë variojnë nga 4 muajsh deri në 15 vjeç ndaj dhe apelohet për më shumë kujdes nga ana e prindërve.

Top Channel