Nga Erion Murataj!
Teksa nuk harroni asnjëherë të bëni ligje e reforma për karriget tuaja, po vrasin e masakrojnë fëmijë.
Teksa orgjia 30 vjeçare politike është ushqimi juaj, me fëmijët po ushqehen e abuzojnë mostra që i lini të livadhisin rrugëve.
Gjejini zgjidhje! Lërini një ditë të vetme pazaret për veten se do ngrihet i madh e i vogël e pastaj do lani haqet e 30 vite e të gjithë bashkë.
Mos rrini duarkryq asnjë sekondë.
Lërini konventat. Lërini të drejtat.
Jeta e një fëmije është e ardhmja e një kombi./Egnatia news