Ata kanë pak mundësi të arrijnë rezultate të larta në mësime dhe largohen më shpejt nga shkolla. Kjo nuk është e vetmja arsye, pasi këto fëmijë janë gjithmonë më pak të maturuar se shokët e tyre dhe mund të bëjnë veprime të pa menduara mirë. Psikologët tregojnë gjithashtu se të qenurit më i riu në klasë të bën më pak të preferuar nga shokët e klasës.
Të bazuar nga këto zbulime, ekipi po kërkon që t’i kushtohet më tepër rëndësi moshës fillestare të nisjes së shkollës, në mënyrë që këto fëmijë të mos humbasin një vit për mësime ekstra.
Studimi u krye nga Instituti i Psikiatrisë , psikologjisë dhe neuroshkencës në King’s College London në bashkëpunim me Karolinska Institute dhe Orebo University, ku morën pjesë 300,000 individë suedez që kanë lindur nga viti 1990 deri në 1997.
“Në fazat e para të fëmijërisë, kjo është një diferencë domethënëse në aspektin e maturimit, sjelljes dhe aftësive njohëse.” tha autori i studimit Joona Kuntsi.
Në personat pa ADHD, mosha e herëshme u lidh me 14% risk për depresion, bashkë me një risk të rritur për keqpërdorim substancash me 14%, dhe 17% risk për rezultate jo të mira në mësime.
Në personat me ADHD u vu re se kishte 23% risk për keqpërdorim të substancave të dëmshme dhe 12% risk për rezultate të dobëta në mësime, pa asnjë shenjë depresioni apo kriminaliteti.