Deputeti dhe njëkohësisht kreu i PD në Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka dhënë dorëheqjen nga posti që mban. Burime të Fax Web bëjnë me dije se Xhaferraj ka dhënë dorëheqjen që prej momentit kur kandidoi për deputet por vetëm tani i është pranuar.
Ndërkohë kryedemokrati Lulzim Basha pa humbur kohë ka emëruar pasardhësin e Xhaferrajt pasi pranoi dorëheqjen e këtij të fundit. Tashmë në postin e kryetarit të PD në Durrës do jetë Luan Hoti.
Duke u referuar në statutin e PD, kryetarët e degëve nuk mund të jenë edhe deputetë. Përveçse në rastin kur një prej tyre është i deleguar nga vetë kryetari.