Nazmi dhe Dituri Sade nga fshati Selite, për te rritur te ardhurat e tyre menduan per te hapur nje biznesi familjar.Përmes një kredie të marre, do te ngrinin 2 ferma me 3 mijë shpend të llojit, zogj fushe. Nuk do te zgjaste shumë dhe biznesi i tyre do te shteronte dhe kredia ne bankë të dyfishonte problemin e tyre. Sot ata kerkojne nje rrugzgjidhje nga shteti pasi ankohen per çmimet e larta te ushqimeve qe duhen marrë per te mbajtur shpendët .Ata shprehen se nuk kane marre asnje ndihme nga shteti dhe pse eshte e vetme familje ne fshatin Selite qe ka biznes. Per ta shpenzimet jane te paperballueshme duke i detyruar te punojne nga mengjesi ne darke vetem per te shlyer kredin e marre. Familja me lot ne sy kerkojne ndihme nga shteti qe ti rimbursoje.


Fati i familjes Sade nga fshati Selite eshte si i shumë fermerve te tjere ne Qarkun e Elbasanit. Jane te shumte ata fermere te cilet menduan te hapin nje biznes ne Shqiperi per të mbajtur familjen e tyre, por rritja e cmimeve dhe mos rimbursimi i kane lene ata te harruar dhe te detyruar te punojne per te shlyer kredite./ Egnatia news