Shumë prej prodhimeve shkojnë dëm

Zona e Jagodinës në bashkinë e Elbasait është një nga zonat bujqësore më prodhimtare që ka qarku i Elbasanit por fermerët e saj çdo ditë hasin vështirësi për të tregëtuar produktet e tyre. Edhe këtë vit prodhimi ka qenë i kënaqshëm por sipas fermerëve çmimet që ofron tregu nuk ia vlejnë as për të nxjerrë shpenzimet e bëra për rritjen e tyre.

Edhe pse në këtë zonë është një firmë grumbullimi ajo është private dhe çmimi që ofron për blerjen e produkteve është shumë i ulët dhe sipas fermerëve nuk iu leverdis as që ta dorëzojnë aty nda shumë i hedhin . Sa i takon grumbullimit të qumështit ky mbetet një tjetër problem.

Por teksa fermerët ankohen për ulje të çmimit të produkteve në treg e kindërta ndodh me konsumatorët të cilët thonë se çmimet e fruta perimeve janë shumë të larta për këtë periudhë.Referuar statistikave muajt e verës shënuan një rritje të produkteve të konsumit në përgjithësi.