Rreth 1 mijë kuintalë patate prodhon çdo vit Stëbleva e Librazhdit, ndërsa duket se tregu po shkon drejt përmirësimit sërish fermerët thonë se ende nuk arrijnë të sigurojnë një treg të mirë dhe një çmim të mirë pavarësisht se kërkesat për këtë lloj patatje duket se janë nga viti në vit në rritje. Çmimi i shitjes nuk i mbulon shpenzimet e këtij viti që janë më të mëdha.
Fermerët tashmë ndodhen në fazën e mbledhjes së prodhimit ndërsa tregtarët e grumbullojnë atë direkt në fshat. Patatja e Stëblevës është e njohur në treg për cilësinë e saj dhe kjo falë praktikës së fermerëve për ta lënë pataten në tokë rreth 5 muaj. Këtë vit çmimi është 50 lekë, por shqetësimi kryesor I fermerëve lidhet me rritjen e konsiderueshme të çmimeve të plehrave kimik të cilët janë më të lartë se një vit më parë.
Shqetësim për ta këtë vit ka qenë edhe mungesa e fuqisë puntore pasi zona është e thellë dhe pjesa më e madhe e banorëve kanë emigruar. Edhe pse patatja e Stëblevës është ndoshta patatja më e mirë që prodhohet në Shqipëri sërisht nuk ka vëmendjen e duhur nga ana e institucioneve për të subvencionuar apo mbështetur fermerët të cilët në zonën e Stëblevës arrijnë të mbjellin vetëm këtë lloj kulture./Egnatia News