Fermerët e Vaut të Dejës kanë dalë sot në protestë për shkak të çmimit të naftës. Fermerët kanë bllokuar aksin Shkodër-Kryebushat dhe në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë, për t’u siguruar që nuk do të ketë incidente.
Në pankartat e tyre shkruhen:
“Nafta=Vota”
“Naftë për patronazhistët po, për fermerët jo”.
Një nga fermerët shprehet:
Unë kam 5 hektarë grurë dhe e kam marrë thesin e uresë 6400 lekë. Kam dalë me minus, skam arritur dot ta shes. Ku ta çoj me 40 lekë, e kam lënë të kalbet në magazinë. Kryeministri na tha të bëjmë letrat se do t’ju japim naftë. Letrat i bëmë dhe i dërguam dhe na thanë që nuk keni përfituar. Morëm listat dhe pamë se kishin përfituar ato që jetojnë në Tiranë, Durrës e ca që skanë toka fare. Më morën në telefon nga Tirana dhe më thanë që ke përfituar. Shkoj me e marr këto me thonë se përfiton. Kam një tre javë që merrem me pas naftës