Pas gati 35 ditësh protesta në akset kryesore të vendit, fermerët grekë kanë vendosur përshkallëzim të mëtejshëm të mobilizimeve.Vendimi u mor pas një mbledhjeje disaorëshe të përfaqësuesve të fermerëve në Malgara, pranë Selanikut, ku u paralajmëruan bllokime të gjera të rrugëve kombëtare dhe doganave, të enjten dhe të premten e kësaj jave.

Sipas vendimeve të marra, protestat do të intensifikohen me bllokime 48-orëshe në akset kryesore dhe rrugët dytësore, ndërsa në shënjestër do të jenë edhe doganat, kryesisht për qarkullimin e kamionëve, çka pritet të shkaktojë probleme serioze në transport dhe tregti.