Fermerët e Myzeqesë dhe të Lushnjës, kanë njoftuar sërish një protestë gjatë ditës së sotme. Protesta e radhes vjen pasi nuk kane marre asnje reagim nga Ministria e Bujqesise por edhe per shkak te shoqerime dhe ndjekjes penale per 4 fermere dhe kreun e sindikates se fermereve Eduard Sharka per vepren penale Organizimi dhe pjesemarrje ne manifestime te paligjshme dhe Mosbindje ndaj urdherit te punonjesit te rendit publik pasi per 15 minuta bllokuan kalimin e mjeteve tek rrotondo e Plugut.

Fill pas protestes se dites se premte ne rrotondon e Plugut tashme 3 dite pas perseri fermeret ne proteste paqesore ne rrotondo e Plasmasit ne marshim per tek sheshi i bashkise Lushnje.Pjese e tubimit paqesor jane : Shoqata e eksportuese fruta perimeve, Keshilli i Agrobiznesit Shqiptar dhe Sindikata e fermereve te bashkuar.

Kerkesa Nr.1.
Të subvencionohet direct fermeri për njësi të prodhimit me 10 lekë për kilogram.
Kerkesa Nr.2.
Të stimulohen eksportuesit nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave sipas modeleve të rajonit me 3 lek për kilogram.
Kerkesa Nr.3.
Të barazohet shkalla e TVSH-së në shitje me atë në blerje në sektorin e bujqësisë. Të garantohet tatim i ligjshëm të drejtë dhe të ndershëm për operatorët e sektorit.

Kerkesa Nr.4.
Të tërhiqet tatimi me 10% TVSH i inputeve bujqësore. Nuk është koha e duhur për kete tatim shtesë sepse kosto e imputeve bujqësore është rritur
me 50-100% për shkak te krizes globale të energjisë.
Kerkesa Nr.5.
Orientim i fermerëve nga ministria e Bujqësisë me laboratorë të akredituar për analiza të tokës dhe produkteve bujqësore.

Kerkesa Nr.6.
Angazhimi në rregullimin me ligj të kushteve dhe mënyrën e kryerjes së tregtisë me produktet bujqësore për të garantuar interesat e paleve në këtë treg.