Fermerët janë mbledhur ditën e sotme përpara Ministrisë së Bujqësisë, ku kanë parashtruar kërkesat e tyre.
Nëpërmjet një pankarte të madhe, ata kanë shpalosur kërkesat që kanë, përfshirë:
Barazimi i TVSH për produktet bujqësore;
Rimbursim për çdo litër qumësht;
Naftë pa taksa për mjetet bujqësore;
Fatura TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit në ditën e dorëzimit të produktit;
Subvencionim për farat dhe fidanët dhe Subvencionim për produktet organike.
Fermerët kanë paralajmëruar protesta gjatë të gjithë muajit shkurt duke filluar nga qyteti i Korçës.
Protesta pritet të kulmojë në Tiranë në ditët e para të muajit mars.
