Vijon festa e Birrës në qytetin e Korçës, e cila ka mbledhur shumë turistë nga e gjithë Shqipëria por edhe nga jashtë.
Festa e Birrës zgjat 5 ditë dhe përbëhet nga 10 koncerte. Sonte është dhe nata e katërt e festës, ku sërish nuk ka munguar interesi i madh i qytetarëve.
Festa është e përqëndruar në dy pika të qytetit, ndërkohë interesi i qytetarëve nuk mungon si për Birrën Korça ashtu dhe për Birrën Tirana.