Nga Erion Murataj

Ditën e djeshme ishte thirrur një protestë nga PD.
Lajm shumë i mirë ky ….
Por ajo që unë pashë si njeri me njëfarë eksperience politike, në vend të protestës ishte festë.
Festë për triumf ndaj Lulit dhe sa për eglendisje tog fjalëshi “QEVERI TEKNIKE”.
Ajo që natyrshëm më lind si pyetje mua e shumë të tjerëtve sot pas 11 vite e ca është:
Çfarë mund të humbi më shumë se kaq opozita që nuk tregon dhëmbët?
E si përgjigje ndaj kësaj pyetjeje më vijnë së paku tre.
1 – Është e kapur dhe ndan para me qeveritarët e korruptuar herë si aksionere e herë si nënkontraktore.
2 – Ka frikë , dhe horrlluqet që i dinë njëri tjetrit e bëjnë më të lehtë t’ia fusin popullit sesa të rrezikojnë pronat dhe pasuritë e funksionarëve dhe ish funksionareve të korruptuar .
3 – Bjerrja dhe fytyrat e njëjta pas 30 vitesh nuk ngjallin nga varri politik më shumë se militancën.
Se di ju, por mua të treja përgjigjet më duket se plotësojnë njëra-tjetrën.
E s’ka dyshim që përball amoralitetit të Ramës opozita mund të duket e qepur por asesi e virgjër.
Ndaj unë i legjitimoj në festën e tyre duke amnistuar impotencen për të protestuar siç duhet ndaj Ramës.
Çarçafë me gjak s’mund të ketë nga kanali i orgjisë 33-vjeçare të politikës.