Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Nevruzit.
Me rastin e kësaj feste ka përcjellë një mesazh edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve, Haxhi Dede Edmond Brahima. Ai lutet që lufta në botë të pushojë dhe pandemia të largohet nga njerëzimi për të gjithë botën.
“Mesazhi im për këtë ditë të shenjtë është që të gjithë njerëzit t’i drejtohen Zotit, për dashuri, paqe, mirësinë dhe begatinë. T’i luten Zotit që të pushojë kjo luftë dhe këtë pandemi t’a largojë nga njerëzimi për të gjithë botën”, tha Baba Mondi.
Dita e Sulltan Novruzit e ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Në këtë ditë çdo gjë ringjallerohet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.
“Nevruzi” vjen nga persishtja dhe do të thotë “Dita e re”, ndërsa “Sulltan” është titulli i lartë që tregon rëndësinë e kësaj dite. Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI. Në Shqipëri Dita e Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996. Sekti i bektashinjve është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Bektashinjtë janë të përhapur edhe në Kosovë dhe në Maqedoni, ku krahas sunitëve ata përbëjnë popullsinë shqiptare të besimit mysliman.