Tradita e natës së ndërrimit të viteve e do që prindër e fëmijë të mblidhen rreth tryezës të gëzojnë e urojnë njeri tjetrin.
Por shumë prindër në Shqipëri nuk e kanë këtë mundësi. Ata i rritën fëmijët plot dashuri, por emigracioni ua çoi larg duke bërë që në natën e fundit të vitit të jenë të vetëm.
“Kam 5 fëmijë, një në Gjermani, një në Francë, një në Belgjikë, por sot nuk i kam këtu”, thotë një pensionist.
“Më mungojnë boll, do të doja shumë t’i kisha. I kam bërë gati të gjitha vetëm ata mungojnë”, rrëfen gruaja.
Emigracioni bëri që urimi të kthehet virtual, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ata urojnë nga larg njëri-tjetrin.
Top Channel
