Armina Mevlani festoi ditëlindjen dy ditë më parë. Ajo mbajti një festë të paharrueshme “nënujore”, ku u shfaq e veshur me një fustan bojëqielli me xixa dhe dukej si një sirenë teksa pozonte në një guackë gjigante.
Në këtë ditë speciale fashion blogerja mori urime të shumta, por mungoi një urim nga partneri i saj, Shkëlzeni dhe gjithashtu u vu re mungesa e tij në festën e ditëlindjes. Kjo bëri që mediat të shkruajnë se mes tyre ka krizë në çift.
Pas këtyre lajmeve, Armina ka reaguar me një postim ku tregon buqetat gjigante me lule që ka marrë për ditëlindje dhe zbulon se një prej tyre është e Shkëlzenit.
“Jam mirënjohëse për miqtë, familjen, dashurinë time që më dhuruan këto lule e që më bënë të ndihem e bekuar”, shkruan Armina.