Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj, festojnë sot datëlindjen e tyre, që fati e ka dashur që të jetë në të njëjtën ditë. Arbana feston sot 38-vjetorin e lindjes, ndërsa Eduarti 34-vjetorin, ndërkohë që 7 Maji është padyshim një prej datave më të rëndësishme në vitin e tyre kalendarik.

Moderatorja si rrallëherë ka ndarë dhe një foto intime me partnerin e saj, teksa shihet duke u puthur në buzë, ndërkohë që i shkruan: Gëzuar ditëlindjen shpirti im, çfarë fati të ndash ditën e lindjes dhe çdo ditë tjetër me ty, jam e bekuar, të dua! 

Arbana dhe Eduarti e mbajtën për vite me radhë dashurinë e tyre, ndërsa tashmë janë bekuar dhe me një djalë, Diellin, i cili e ka forcuar dhe më shumë marrëdhënien mes tyre. Njohja e çiftit ka nisur në ambientet e punës, pasi Grishaj ishte dhe regjisori i emisionit të Arbanës, e prej asaj kohe tashmë ata janë të pandarë.

Faxweb