Një 46-vjeçare ka përfunduar me urgjencë në spitalin e Fierit, pasi dyshohet se ka konsumuar mbidozë ilaçesh. Mësohet se shtetasja me inicialet M.S është nën kujdesin e mjekëve.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në spitalin rajonal të Fierit, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasja M. S., 46 vjeçe, banuese në Fier, e cila dyshohet se ka konsumuar mbidozë ilaçesh. Kjo shtetase është në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.
