Policia në Fier ka arrestuar dy persona pasi goditën me gur një 43- vjeçar.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit arrestuan në flagrancë dy personat Irgi Nasufi 20- vjeç dhe Enea Korreshi 23- vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me gurë, një 43-vjeçar, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, specialistët e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi hetimi për Gj. H., 21 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 63-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
