Një grup kriminal është goditur në Fier.
Grupi vepronte në trafikimin e armëve dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike.
Policia e Fierit bën me dije se në pranga janë vënë 4 persona, ndërsa ditën e djeshme janë zhvilluar edhe 13 kontrolle.
Në pranga janë vënë shtetasit B.B 48 vjeç, i dënuar në Itali me 30 vjet burg për prostitucion dhe armëmbajtje pa leje, N.O 53 vjeç, Q.SH 48 vjeç dhe B.B 33 vjeç. Po ashtu u hetua në gjendje të lirë edhe një person tjetër nga Fieri.
“Mbanin armë zjarri për qëllime kriminale. Ky aktivitet kryhej në disa qytete. Në disa raste armët siguroheshin edhe nga Kosova. Nga hetimet rezultojnnë se ky grup merrej edhe me bimët narkotike dhe shitjen e kanabisit. U ushtruan 8 kontrolle biznesesh, dy kontrolle për magazinimin e armëve dhe vende të tjera. U sekuestruan 4 mijë bimë natrkotike, 2 mijë në parcelë dhe 2 mijë në kubikë. U sekuestruan 3 armë zjarri automatike, dy armë gjaku dhe mbi 600 fishekë. Sekuestruar 5 mijë fara kanabisi”, tha policia.
“Kemi dokumentuar trafikim armësh, prodhim e shitje narkotike, kultivim narkotikësh. Më 2.6.2025 janë ushtruar 13 kontrolle në banesa automjete dhe magazina. Arrestohen katër persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, por vijon puna për kapjen dhe vënin para përgjegjësisë për bashkëpunëtorët e tyre.
Po ndjekim 204 procedime penale”, ka sqaruar kreu i prokurorisë së Fierit.