Policia e Fierit ka reaguar në lidhje me një video që është publikuar në rrjetet sociale, ku disa të rinj janë përplasur fizikisht me efektivët.
Bëhet me dije nga Policia se 21 vjeçari A.C, i cili ishte duke drejtuar një mjeti tip “Benz” nuk i është bindur urdhrit të Patrullës, ndaj është shoqëruar në Komisariat dhe është proceduar penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.
Njoftimi i Policisë:
Në lidhje me një video të publikuar në një faqe në rrjetet sociale, ku thuhet se disa shtetas të rinj përplasen me Policinë në Fier, ju informojmë se:
Në datë 02.05.2022, rreth orës 19:45, në sheshin “Fitorja”, Patrulla e Përgjithshme i ka kërkuar dokumentacionin e automjetit tip “Benz”, shtetasit A. C., 21 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, i cili i ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier shtetasin A. C. dhe në përfundim të veprimeve, 21-vjeçari është proceduar penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.