Në qytetin e Fierit duket se nuk ka paqe përsa i përket zjarreve që kanë përfshirë këtë qark, në pjesë të ndryshme të tij.

Sipas raportimeve për ‘Fax News’ ka dalë tërësisht jashtë kontrollit situata e zjarrit pranë fshatit Gjorgoz, ku dhjetëra hektarë me pisha, pemë frutore dhe ullinj janë komplet nën flakë.

Ndërkohë, zjarrfikëset e Fierit dhe Patosit kanë shkuar në vendngjarje për vënien nën kontroll të zjarrit, por temperaturat e larta dhe era favorizon më shumë përhapjen e flakëve.

Ndërkohë, forcave zjarrfikëse u ka ardhur në ndihmë edhe policia dhe banorë të zonës, të cilët po mundohen në çdo formë për të vënë nën kontroll situatën, por terreni është tepër i vështirë.

FAX