Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur për publikun si Fifi ka një kërkesë publike për kryeministrin Edi Rama, por edhe për zyratrët e tjerë të qeverisë.

Përmes një postimi në ‘Insta Story’, Fifi i është drejtuar Ramës, presidentit Bajram Begaj, ministres së Kulturës Elva Margariti e kryebashkiakut Erion Veliaj, ku i kërkon të pajiset me një pasaportë shqiptare.

Fifi shkruan se prej 7 vitesh është zhvendosur në Shqipëri dhe tashmë po e zhvillon karrierën këtu dhe për këtë arsye kërkon nënshtetësi shqiptare.