Para pak ditësh u zbulua romanca mes Fifit dhe të dashurit të saj të ri Adis Patushi, ky i fundit ish-burri i modeles Adrola Dushi.
Ata nuk reaguan ndaj thashethemeve por ditën e sotme kanë publikuar foton e parë bashkë në “Instagram”.
Këngëtarja e njohur dhe Adisi , shfaqen në makinë ku foton e kanë shoqëruar edhe me një mbishkrim.
“Paqe dhe dashuri”, kanë shkruar bashkëngjitur me foton që menjëherë mori mijëra pëlqime dhe komente.
