Dy artistët e njohur, Fifi dhe Gjiko i kanë surprizuar të gjithë. Ata kanë bashkuar forcat për një projekt muzikor dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja.

Fifi ka publikuar në Instastory një foto të shkëputur nga videoklipi i këngës dhe i ka bërë tag Gjikos.

Mirëpo, nuk ka zbuluar detaje të tjera, si titulli apo datën se kur do të publikohet kënga. Ndërkohë, kurioziteti i fansave është shumë i madh. Ata janë në pritje të këngës, e cila padyshim do të jetë një hit.