Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka nisur këtë të hënë operacionin për çmontimin e kamerave të vendosura pa leje nga kriminelët në rrugët dhe sheshet publike të qytetit, për të monitoruar lëvizjet e Policisë dhe kundërshtarëve.
I koduar “Fijet”, ky operacion është iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme në Tiranë dhe ka nisur të zhvillohet prej të paktën 10 ditësh në të gjithë qarqet e vendit.
.Diten e sotme jane vendosur forcat policisë ne lagjen Sulë Misiri , tek rruga e Re e trenit, ku jane cmontuar 6 kamera.