Të paktën 4 persona humbën jetën dhe 42 të tjerë u plagosën në një shpërthim gjatë një meshe katolike në Filipine . Autoritetet lokale e raportuan këtë për BBC. Sulmi ndodhi të dielën në mëngjes në një gjimnaz në Universitetin Shtetëror Mindanao në qytetin Marawi. Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos Jr. dënoi sulmin “të pakuptimtë” dhe fajësoi “terroristët e huaj”.

“Terroristët e huaj në veprim”

“Unë dënoj në termat më të fortë të mundshëm aktet e pakuptimta dhe të urryera të kryera nga terroristët e huaj në Universitetin Shtetëror Mindanao dhe komunitetet në Marawi herët këtë të dielë në mëngjes,” tha Marcos në një deklaratë. Në vitin 2017, qyteti Marawi ishte vendi i një beteje pesë-mujore midis forcave qeveritare dhe militantëve të lidhur me Shtetin Islamik.