
“E vrava nga xhelozia, por e doja Ilaria”, këto kanë qenë fjalët e 23-vjeçarit Antony Samson para gjykatësit hetues të Romës i cili e mori në pyetje në lidhje me vrasjen e Ilaria Sulës.
“Unë veprova me impuls”, tha i riu, duke përsëritur se nuk e ka vrarë qëllimisht 22-vjeçaren.
Vrasësi konfirmoi para gjykatësit hetues se ai bëri gjithçka vetëm.
Deklaratat vijnë të pasi policia italiane po heton rolin e prindërve të 23-vjeçarit, Rik Samson dhe gruas së tij Nors Mazlapan, në vrasjen makabre të studentes Ilaria.
Ka dyshime se ata mund të kenë pasur rol në fshehjen e trupit të Ilarias, duke ndihmuar djalin e saj të pastronte dhomën e tij dhe ta vendoste trupin e mbyllur në valixhe brenda makinës, ose mund ta kenë parë Ilaria teksa vdiste dhe nuk kanë kërkuar ndihmë, rrethanë që mund t’u kushtonte atyre bashkëpunimin në vrasje.
