Rriten tensionet në Gadishullin e Koresë, vetëm një ditë pas testimit të disa raketave me kapacitet bërthamor nga Peniani.

Mediat aziatike raportojnë se Koreja e Jugut ka ngritur në qiell 30 avionë luftarakë si pjesë e një stërvitjeje të përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa Koreja e Veriut është kundërpërgjigjur duke nisur një stërvitje tokë-ajër, ndërsa 13 avionë luftarakë të shtetit diktatorial janë duke patrulluar në qiell.

Peniani testoi katër raketa me kapacitet bërthamor ditët e fundit, një prej të cilave kaloi mbi Japoni duke shkaktuar panik te banorët.

Shqipëria dhe SHBA thirrën mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë në OKB, duke dënuar veprimet “provokative” të Kim Jong Un.