U dëmtua si pasojë e shirave vitin që lam pas

Vitin që lam pas argjinatura mbrojtëse e lumit Shkumbin pjesa e cila kalon përgjatë aksit nacional Elbasan-Peqin pësoi dëmtime për shkak të rrëshqitjes së dheut duke rrezikuar jo vetëm demtimin e e rrugës por gjithashtu edhe banesat të cilat ndodhen anës saj. Për shkak të rrezikshmërisë që paraqiste bashkia e Elbasanit ka filluar ndërhyrjen për rehabilitimin e strukturës e cila ishte e dëmtuar.

Kryebashkiaku I Elbasanit Gledian Llatja së bashku me drejtuesin politik të socialistëve për qarku Damian Gjiknuri  ishin për të inspektuar fillimin e punimeve. LLatja tha se të paktën 3 shtëpi rrezikoheshin seriozisht nga ky dëmtim.

Edhe Gjiknuri u shpreh se ky investim ishte shumë I rëndësishëm pasi dëmtimi po i afrohej rrugës nacionale .

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit gjatë periudhës  së shirave shumë pjesë të argjinaturës mbrojtëse pësuan dëmtime duke rrezikuar disa pjesë të aksit Elbasan-Peqin.