Kryetari I Partisë socilademokrate njëherësh antari I këshillit bashkiak të Elbasanit Erion Murataj e ka mbajtur premtimin e bërë para banorëve të fshtit Tudan të njësisë administrative Tregan për të çuar investim sa I takon përmirësimit të infrastrukturës rrugore të fashtit. Gjatë takimit më banorët e kësaj zone Z.Murataj u njoh me këtë problematikë e cila i ka shoqëruar këta banorë prej dekadash. Ata vuanin mungesën e infrastrukturës e cila iu pengonte në lëvizje dhe zhvillimin e aktiviteteve. Me këmbënguljen e tij gjatë diskutimeve në këshillin bashkiak Erion Murataj ia doli që të sigurojë fondin për ndërhyrje në këtë rrugë e cila për banorët e zonës është jetike.
Ndërhyrja në infrastrukturë do të lehtësojë lëvizjen e banorëve të zonë dhe do të ndihmojë në qarkullimin normal të mjeteve.
Pas marrjes së mandatit si antar I këshillit bashkiak të Elbasanit Erion Murataj është gjendur pranë qytetarëve të Elbasanit për të dëgjuar problemet e tyre dhe për ti përcjellë në Këshillin Bashkiak nga ku shumë prej propozimeve të tij janë miratuar.
